Një person është shoqëruar në stacion policor pasi kishte bashkëjetuar me një person nën moshën 16-vjeçare në Lipjan.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartëcekur. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Express/