Nora Istrefi publikon foton e nënës shtrirë në spital: Ajo po kalon momente shumë të vështira - Gazeta Express
string(92) "nora-istrefi-publikon-foton-e-nenes-shtrire-ne-spital-ajo-po-kalon-momente-shume-te-veshtira"

Nora Istrefi publikon foton e nënës shtrirë në spital: Ajo po kalon momente shumë të vështira

Gazeta Express

24/09/2020 8:14

Këngëtarja Nora Istrefi po kalon një periudhë të vështirë. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë me dije se nëna e saj është sëmurë dhe se ka përfunduar e shtruar në spital.

Ndër të tjera, në foton e publikuar në Instastory, Istrefi ka falenderuar stafin mjekësor që është kujdesur për të ëmën.

Lexo Edhe:

“Faleminderit për kujdesin maksimal ndaj shërimit të mamit,”- shkruan këngëtarja në postimin e fundit.

Gjithsesi, Nora Istrefi nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen spo arsyen që ka bërë që nëna e saj të përfundojë në spital.