Momenti kur për të tretën herë një person i panjohur i lë dosjet në OVL të UÇK-së: I gjuan përtokë korridoreve të zyrës - Gazeta Express
string(118) "momenti-kur-per-te-treten-here-nje-person-i-panjohur-i-le-dosjet-ne-ovl-te-uck-se-i-gjuan-pertoke-korridoreve-te-zyres"

Momenti kur për të tretën herë një person i panjohur i lë dosjet në OVL të UÇK-së: I gjuan përtokë korridoreve të zyrës

Gazeta Express

22/09/2020 13:36

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka publikuar para pak çastesh video të personit që sot ka lënë dosjet e reja në këtë organizatë.

Në video shihet se personi ka një kapuç në kokë i gjuan dosjet para derës së zyrës së OVL të UÇK-së dhe më pas largohet, shkruan Reporteri.net.

Lexo Edhe:

Haradinaj në një konferencë ka thënë se nuk e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për dosjet e reja.

Haradinaj u shpreh se ardhja e dosjeve të reja atë po e gëzon.

“Si me m’pru bakllavë o ka më doket, pse me thirrë na policinë”, ka thënë ai në konferencë për media ku u bë e ditur se në OVL-UÇK kanë arritur dosje të reja.