Ylli i Real Madridit pas barazimit me Sociedadin: Ne kemi superyje, golat do të vijnë - Gazeta Express
string(83) "ylli-i-real-madridit-pas-barazimit-me-sociedadin-ne-kemi-superyje-golat-do-te-vijne"

Ylli i Real Madridit pas barazimit me Sociedadin: Ne kemi superyje, golat do të vijnë

Gazeta Express

21/09/2020 8:35

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, beson në aftësitë e bashkëlojtarëve të vet për të shënuar shumë gola këtë sezon në La Liga, përkundër barazimit pa gola me Real Sociedadin në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit të ri.

Portieri belg ishte në mesin e më të mirëve në fushë të dielën mbrëma dhe falë tij porta e Real Madridit ishte e pamposhtur, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një pritje e tij e mrekullueshme ia mohoi golin Alexander Isakut në rastin më të mirë në ndeshje.

“Ne mund të shënojmë gola, këtë mund ta vëresh nga stërvitjet dhe nga ndeshja kundër Getafes (miqësore) në Valdebabes, por nganjëherë thjesht s’e do”, tha Courtois pas ndeshjes.

“Real Sociedadi është ekip i mirë, por ne mund të shënojmë gola dhe ato do të vijnë”, shtoi ai. /Gazeta Express/