Derbi i ka takuar Liverpoolit.
Kampioni ka vazhduar me fitore sezonin e ri në Premierligë.
‘Redsat’ kanë rrëmbyer pikët e plota n udhëtim te Chelsea, duke triumfuar me rezultat të pastër, 0-2.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 50’, Sadio Mane shënoi një gol të bukur me kokë, për ta kaluar në epërsi Liverpoolin.
Menjëherë, pas katër minutave, Mane shënoi sërish, për rezultatin 2-0, duke e nisur edhe ai mbarë në aspektin personal – dy ndeshje, dy gola.
Në minutën e 75’, vendasit që luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 45’, pasi Andreas Christensen u ndëshkua me të kuq, kishin shansin të ngushtonin epërsinë dhe të rihapnin ndeshjen.
Timo Werner fitoi penallti pas një prekje të lehtë nga debutuesi, Thiago Alcantara.
Por, nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Jorginho, ose më mirë të themi, u tregua fantastik Alisson, që priti penalltinë dhe e shpëtoi në njëfarë mënyre Thiagon.
Liverpooli në fund mori pikët e plota, derisa Chelsea, përkundër blerjeve të mëdha Haverts e Werner, nuk arriti të tregojë shumë në fushë, derisa munguan ardhjet tjera të reja si; Thiago Silva, Ben Chilwell e Ziyech.
Nga tribunat e shikoi ndeshjen e Pulisic. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...