Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qeliza e shumë molekula të tjera, që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur të shëndetshëm. Ky sistem bën një punë të shkëlqyer duke na mbrojtur nga bakteret e mikrobet, që jetojnë me dhe krah nesh e të cilat shkaktojnë sëmundje.
Imuniteti nuk ka nevojë për shumë shtysa. Çdo përpjekje për të shtyrë në ekstrem imunitetin është e rrezikshme, sepse nxit alergjitë dhe sëmundjet auto-imunitare siç është artriti reumatoid. Ndihma më e madhe që mund t’i jepni imunitetit tuaj është që të jetoni shëndetshëm
Këto janë katër produktet më të dëmshme që gjenden në kuzhinën tuaj.
Sheqeri për shembull ka tendencën ta vështirësojë punën e imunitetit kundër mikroorganizmave të huaj. Për më tepër, sheqeri nxit inflamacionin në trup dhe godet imunitetin. Kripa rrit tensionin e gjakut duke e dobësuar sistemin imunitar. Kafeina ndikon tek gjumi. Mungesa e tij shfaq inflamacion dhe ky i fundit godet imunitetin. Konsumi i tepruar i alkolit rrit predispozitat e të vuajturit nga pneumonia dhe problemeve të tjera me rrugët e frymëmarrjes, një rrezik kaq i panevojshëm në kohën e COVID-19.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të sigurohen të konsumojnë më shumë fruta të freskëta e perime të cilat e ndihmojnë jo vetëm imunitetit por edhe gjumin dhe humorin të mirë. Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterinen.
Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha. Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen./Gazeta Express