Në Gjilan mund të bëhen teste serologjike, Komuna tregon gjendjen me COVID-19 atje - Gazeta Express
string(81) "ne-gjilan-mund-te-behen-teste-serologjike-komuna-tregon-gjendjen-me-covid-19-atje"

Në Gjilan mund të bëhen teste serologjike, Komuna tregon gjendjen me COVID-19 atje

Gazeta Express

14/08/2020 18:10

Komuna e Gjilanit e ka cilësuar si lajm të mrië licencimin e një laboratori privat në këtë komunë për të kryer testime serologjike për COVID-19.

“Nga sot ka filluar testimi i qytetarëve që me vullnetin e tyre mund t’i bëjnë analizat serologjike, në laboratorin Biolab. Komiteti për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19 në Gjilan, ka vlerësuar se kjo është një mundësi e mirë për qytetarët që tashmë kanë adresë se ku mund t’i bëjnë testet serologjike”, thuhet në njoftimin e komunës.

Lexo Edhe:

Deri tash, në Gjilan janë konfirmuar 660 raste me COVID-19. 442 prej të infektuarve janë shëruar tashmë, derisa 27 e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

“Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qyetatët që të kenë kujdes të shtuar në respektimin e masave, bartjen e maskës, higjienën personale dhe mbajtjen e distancësn fizike, në momentin që dalin në ambiente publike”, thuhet në postim.