Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus në Lezhë duke e çuar në 119 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e fundit të konfirmuara me Covid në këtë qytet janë të gjitha raste të reja.
Ndër të tjera mësohet se mes të infektuarve është një çift bashkëshortësh që kanë një dyqan ëmbëlsirash. Raste me koronavirus janë konstatuar edhe ne sportelet e postës. Gjithashtu pacientë janë konfirmuar me koronavirus. Ndërkohë një tjetër problematikë në këtë situatë në Lezhë është dhe mungesa e një epidemiologu.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar me Covid 141 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...