Radhë të gjata në Kakavijë, shkak bërja e tamponëve nga pala greke - Gazeta Express
string(65) "radhe-te-gjata-ne-kakavije-shkak-berja-e-tamponeve-nga-pala-greke"

Radhë të gjata në Kakavijë, shkak bërja e tamponëve nga pala greke

Gazeta Express

12/08/2020 15:02

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë krijuar rradhë të gjata për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve që duan të hyjnë në shtetin fqinj.

Si pasojë e numrit të qytetarëve që duan të kalojnë, është paralizuar puna, pasi pala greke nuk e përballon dot fluksin e lartë.

Lexo Edhe:

Kjo situatë është krijuar pasi qytetarët presin realizimin e tamponëve për të kaluar në Greqi, një rregull i detyrueshëm nga autoritetet e vendit fqinj.

Makinat e qytetarëve janë varg prej 2 kilometrash.