Ish-presidenti i Indisë në gjendje kritike pas infektimit me koronavirus - Gazeta Express
string(72) "ish-presidenti-i-indise-ne-gjendje-kritike-pas-infektimit-me-koronavirus"

Ish-presidenti i Indisë në gjendje kritike pas infektimit me koronavirus

Gazeta Express

11/08/2020 10:59

Pranab Mukherjee, i cili ka qenë president i Indisë nga viti 2012 deri në vitin 201ë, ndodhet në gjendje kritike dhe në ventilator, një ditë pas diagnostikimit me koronavirus.

Ish-presidenti 84-vjeçar ndodhej në spital për një ndërhyrje kirurgjike në tru, kur zbuloi se është prekur nga koronavirusi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mediet lokale kanë cituar burimet spitalore të kenë thënë se gjendja e tij është kritike dhe se orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

Përpos që ka shërbyer si presidenti, Mukherjee ka qenë edhe ministër i Financave, ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Punëve të Jashtme. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e bordeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

India është në vendin e tretë në botë për numrin më të madh të personave të infektuar, ndonëse shkalla e vdekjeve nga koronavirusi është ende relativisht e ulët. Për më pak se tri javë, numri i rasteve u rrit nga një në dy milionë.

Në 24 orët e kaluara, në Indi u raportuan gati 64,000 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në rreth 2.3 milionë persona.