Meta: Të kërkohet ndihmë nga Italia për aplikimin me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19 - Gazeta Express
string(95) "meta-te-kerkohet-ndihme-nga-italia-per-aplikimin-me-plazme-hiperimune-tek-pacientet-me-covid-19"

Gazeta Express

10/08/2020 18:42

Meta: Të kërkohet ndihmë nga Italia për aplikimin me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19

Gazeta Express

10/08/2020 18:42

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagoi sot në lidhje me mjekimin e të infektuarve me covid19.

Meta inkurajon mjekët në vend të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19, pra me gjakun e personave të shëruar.

Lexo Edhe:

Sipas tij në këtë situatë është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, pasi kjo do të mundësonte aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt.

MESAZHI I METËS

Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.