Ndahet nga jeta babai i ish- ministrit Ditmir Bushati - Gazeta Express
string(52) "ndahet-nga-jeta-babai-i-ish-ministrit-ditmir-bushati"

Ndahet nga jeta babai i ish- ministrit Ditmir Bushati

Gazeta Express

09/08/2020 21:03

Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kurohej në SHBA, ku qëndronte tek e bija.

Lexo Edhe:

Në vitet 1970-1974 ai ka mbajtur postin e kreut të Komitetit Ekzekutiv të këshillit Popullor në rrethin e Shkodrës.

Më vonë, deri në vitin 1992 ai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, dhe ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH.