Presidenti Thaçi nderon pesë mjekët, vdiqën nga COVID-19 pasi paraprakisht ishin infektuar në krye të detyrës
I doli në ndihmë, cdo qytetari që kishte nevojë për trajtim mjekësor.
Angazhimi i tij si mjek u kërkua më shumë kohëve të fundit, kur po trajtonte qytetarët e prekur me COVID-19.
Që nga dita e parë Dr. Ali Tolaj ishte përball luftës së ashpër me virusin korona, duke shërbyer në Spitalin e Gjakovës.
Mirëpo përhapjes së vrullshme të virusit korona nuk i shpëtoi pa u prekur edhe vetë.
Por, doktori Tolaj infektimit me virusin famkeq nuk arriti të shpëtoj.
E vec disa ditë më vonë, një mjek tjetër nga kjo komunë ishte në gjendje kritike pasi që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Derisa virusin po e luftonte tek të pacientët e tjerë, mjeku Kujtim Zarari ishte prekur edhe vetë.
Gjendja e tij ishte përkeqësur, dhe i njejti vdiq.
Virusi korona kishte depërtuar edhe në QKMF-në e Gjonajt të Prizrenit.
Këtu, kishte prekur specialistin e mjekësisë familjare, 56 vjeçarin Dr. Lulzim Kolgjeraj.
E fatkeqësisht, mantel bardhi doktor Kolgjeraj pas komplikimeve shëndetësore nuk kishte arritur t’i shpëtoj virusit korona.
Numri i rasteve po rritej cdo ditë, pasi që rastet e kontaktit kishin marr përmasa të zgjerimit anë e mban Kosovës.
Kështu, në valen e rasteve të shumta me covid-19, ishte infektuar edhe mjeku internist e reumatologu doktor Sylejman Rexhepi. Ai kishte shërbyer në shtëpinë e shëndetit në Ferizaj, dhe në moshën 67 vjecare vdiq nga komplikimet me virusin korona
Listës së doktorëve që nuk i shpëtuan Covid-19, është edhe doktor, Fadil Zuka.
Zuka, i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta.
Pesë doktorët që vdiqen nga Covid-19, i ka nderuar këtë të enjtë presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.
Kreu i shtetit shkroi se kujtimi për ta dhe çdo qytetar tjetër që ka ndërruar jetë si shkak i pandemisë do të jetë i përhershëm.
Me virusin korona në Kosovë janë të prekur edhe mbi 500 profesionistë shëndetësorë.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...