Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, shërbyesja vrapon për të mbrojtur vajzën e vogël nga shpërthimi në Bejrut - Gazeta Express
string(107) "pamjet-qe-po-bejne-xhiron-e-botes-sherbyesja-vrapon-per-te-mbrojtur-vajzen-e-vogel-nga-shperthimi-ne-bejrut"

Gazeta Express

06/08/2020 9:42

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, shërbyesja vrapon për të mbrojtur vajzën e vogël nga shpërthimi në Bejrut

Gazeta Express

06/08/2020 9:42

Pamje të shumta dhe të frikshme u publikuan në rrjet pas shpërthimit që ndodhi dje në Bejrut. Por nga gjithë ajo tragjedi ka edhe video njerëzore që prekin thellë.

E tillë është videoja e një sherbyese që mbron një vajzë të vogël. Ajo është kapur nga kamerat në momentin që po bënte punët e shtëpisë dhe po shikonte vajzën, teksa luante me kukulla.

Lexo Edhe:

Kur shtëpia nisi të lëkundej nga shpërthimi dhe xhamat të thyheshin, shërbëtorja vrapoi drejt së voglës, e tërhoqi drejt vetes dhe vrapoi për të gjetur një vend të sigurt.

Shpërthimi ishte vdekjeprurës në Bejrut, pasi mori më shumë se 113 jetë njerëzish dhe la të plagosur mbi 4 mijë qytetarë.