Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiq takohet me Dodikun - Gazeta Express
string(49) "rezoluta-per-srebrenicen-vuciq-takohet-me-dodikun"

Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiq takohet me Dodikun

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 7:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me të cilin ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën.

Vuçiq i ka folur Dodikut për siç u tha “aktivitetet e Serbisë dhe delegacionit të saj në OKB në lidhje me propozimin e Gjermanisë dhe fuqive të tjera të mëdha për miratimin e rezolutës për Srebrenicën”, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit.

Lexo Edhe:

Në këtë takim, presidenti serb tha se “situata për popullin serb është shumë e vështirë dhe komplekse” dhe se sipsa tij “është fare e qartë se vendet e mëdha perëndimore do të përpiqen ta miratojnë rezolutën e lartpërmendur, pothuajse me çdo kusht”.