Shpërthimi i jashtëzakonshëm që ndodhi në Bejrut ditën e djeshme (e martë) tronditi banorët e botën mbarë.
Të paktën 100 persona deri tani janë konfirmuar si të vdekur e mbi katër mijë të plagosur.
Sipas presidentit Michel Aoun eksplozioni ndodhi si pasojë e 2,750 tonëve nitrat amonit të vendosur në një depo në afërsi të portit të kryeqytetit.
E tani shkencëtarët vlerësojë se shpërthimi në Bejrut ishte baras me tre kilotonë TNT.
Përkthyer ndryshe, kjo i bie rreth një e pesta e bombës atomike “Little Boy” të hedhur në Hiroshimë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shpërthimi gjithashtu prodhoi valë sizmike të barabarta me një tërmet të shkollës 4.5.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...