Franca shënon mbi 1,000 raste të koronavirusit për një ditë - Gazeta Express
string(58) "franca-shenon-mbi-1000-raste-te-koronavirusit-per-nje-dite"

Franca shënon mbi 1,000 raste të koronavirusit për një ditë

Gazeta Express

05/08/2020 13:12

Franca përsëri ka raportuar më shumë se 1,000 raste të reja të koronavirusit për 24 orët e kaluara. Autoritetet janë duke i vëzhduar 184 vatra aktive të përhapjes, 13 më shumë sesa një ditë më parë.

Zyrtarët francezë njoftuan se numri i pacientëve të shtrirë në repartet e kujdesit intensiv nëpër spitale është rritur për të dytën ditë radhazi, ndonëse më parë kishte shënuar rënie që nga prilli.

Lexo Edhe:

Sipas të dhënave më të reja, nga koronavirusi në Francë deri më tani kanë vdekur 30,296 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Komisioni shkencor i qeverisë franceze ka thënë se virusi është nën kontroll, por ka paralajmëruar se situata mund të marrë kahje tjetër shumë shpejt.

Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje që qytetarët të mos e pakësojnë kujdesin dhe t’i respektojnë masat mbrojtëse. Sipas kësaj ministrie, efikasiteti i maskave varet nga mënyrë se si të gjithë i përdorin ato.

Bashkë me Italinë, Spanjën dhe Britanianë e Madhe, Franca është ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë dhe një ndër shtetet me më së shumti viktima e të infektuar në tërë botën.