Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike.
Për një kohë të shkurt, i shkarkuan bordet e ndërmarrjeve publike.
Por njëjtë si qeveria Kurti, as bordet e përkohshme të emëruara nga kjo qeveri, nuk patën jetë të gjatë.
Në mbledhjen e 19-të të qeverisë Hoti, u mor vendim
për shkarkimin e bordeve të përkohshëm të drejtorëve të katër ndërmarrjeve
publike,
E në vend të tyre, në mënyrë elektronike, qeveria Hoti, mori vendimin që për
katër ndërmarrje publike, të emërohen borde të tjera përkohshëm.
Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike, si në vijim:Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc”. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK si dhe Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren.
E nga opozita, thonë që këto borde, u shkarkuan sepse po i kryenin me përgjegjësi detyrat e tyre.
“Qeveria Kurti ka shkarkuar bordet sepse i kanë shkel detyrat e tyre. Ndërsa Qeveria Hoti, po shkarkon borde sepse po i bëjnë detyrat e tyre. Vet, Z. Kuqi ka thënë që Qeveria Kurti, ka marrë vendime të mira e të ligjshme”, ka thënë Getoar Mjeku nga LVV.
Mjeku shtoi se qeveria aktuale nuk po punon për
interesin publik.
Sipas tij, e gjitha po bëhet për interesa të ngushta personale.
“Përkundrazi, kam dyshime të bazuara do ta thellojnë gjendjen e rende të ndërrmarjeve
publike. Kemi shembullin e Telekomit, ku kanë hyrë menjëherë në negociata me
oligarkët”
E sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ndërrimi i shpeshtë i bordeve, vetëm sa i thellon krizat në këto ndërmarrje publike.
“Sado që të jetë një strategji e dobët, por në momentin që jetësohet dhe është
afatgjate. Në këtë rast, këta sado që arsyetohen, në momentin që ndërrohen njerëzit,
nuk e njohin problematiken e një ndërmarrje të caktuar”, thotë Mustafë Kadriaj,
ekspert i Ekonomisë.
Në fund, Kadriaj tha se një politikë e tillë udhëheqëse, ndikon edhe në prishjen e imazhit të vendit në rrafshin ndërkombëtar.
Në
mesin e drejtorëve të rinj të “Ibër Lepencit”, kryeministri Hoti ka emëruar
edhe një zyrtare të LDK-së.
Bëhet fjalë për Afërdita Llumnicën, e cila është pjesë e degës së parë të
LDK-së, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Për këtë
çështje, ka reaguar edhe ish – ministrja e Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta
Hajdari.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria Hoti po punon për shtetin e kapur dhe kundër
kushtetutës e ligjit.