Shkencëtarët kanë krijuar një test gjaku që diagnostikon kancerin e prostatës dhe identifikon në cilën etapë është sëmundja me një saktësi prej 99%.
Mjekë nga Nottingham Trent University e zhvilluan këtë metodë në një përpjekje për të ulur numrin e biopsive që bëhen për diagnostikimin e këtij kanceri.
Shkencëtartë besojnë se rreth 12,000 burra britanikë do të vdesin nga kanceri i prostatës këtë vit.
Testi i ri do të përdorë ndryshimet në qelizat e bardha të gjakut për të përcaktuar praninë e kancerit të prostatës.
Pasi gjaku merret nga personi, kompjuterë e analizojnë mostrën për shenja të sëmundjes dhe e kategorizojnë sipas rrezikshmërisë që shfaq.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...