Pamje të jahtit superluksoz të Cristiano Ronaldos - Gazeta Express
string(49) "pamje-te-jahtit-superluksoz-te-cristiano-ronaldos"

Pamje të jahtit superluksoz të Cristiano Ronaldos

Gazeta Express

27/07/2020 17:15

Cristiano Ronaldo dhe partnerja Georgina Rodriguez po shijojnë jetën në valët e oqeanit.

Futbollisti ka bërë të vetin një jaht të firmës italiane “Azimut”, me gjatësi 27 metra. Ky jaht, ndër lehtësitë e tjera, ka një nga karakteristikat më të lakmueshme në sektorin detar: një suitë me xham panoramik, që lejon pamje spektakolare dhe unike të detit, siç raportohet nga “Expansión”, shkruan The sun, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Në brendësi të tij janë katër suita dyshe për pasagjerë dhe dy kabina të tjera për ekuipazhin. Gjithashtu, funksionojnë shtatë banjo në të tria nivelet (katet) e mjetit lundrues.

Por, nëse zona më intime është e pakonkurueshme, e tillë konsiderohet edhe pjesa e jashtme, me një dizajn modern dhe linjë aerodinamike, që e lejon jahtin të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 28 miljesh.

View this post on Instagram

⚓??

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on