Zyrtare: Premierliga vendos për hapjen dhe mbylljen e afatit kalimtar të verës - Gazeta Express
string(77) "zyrtare-premierliga-vendos-per-hapjen-dhe-mbylljen-e-afatit-kalimtar-te-veres"

Zyrtare: Premierliga vendos për hapjen dhe mbylljen e afatit kalimtar të verës

Gazeta Express

15/07/2020 13:38

Afati kalimtar i verës në Premierligë do të hapet më 27 tetor, vetëm një ditë pasi të përfundojë sezoni aktual. “Merkatoja” do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor.

Premierliga e ka bërë të ditur planin për nisjen e afatit kalimtar të verës më 27 tetor dhe mbylljen pas dhjetë javëve, më 5 tetor. Megjithatë, ky plan do të duhet të miratohet nga FIFA para se të fuqizohet, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas konsultimeve me Ligën e Futbollit Anglez, klubet angleze, të niveleve të ndryshme, do të kenë mundësi të transferojnë lojtarë mes vete edhe nga 5 tetori deri më 16 tetor. Klubet e Premierligës s’do të lejohen të blejnë lojtarë nga njëra-tjetra gjatë kësaj periudhe, por vetëm nga klubet e niveleve më të ulëta.

Megjithatë, klubet e Premierligës do të tentojnë t’i kryejnë këto transferime para 6 tetorit, pasi që në këtë datë është caktuar afati i fundit kohor nga UEFA për regjistrimin e lojtarëve të ekipit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Tashmë një numër i ligave evropiane veçse e kanë konfirmuar se afatet e tyre kalimtare të verës do të mbyllen më 5 tetor, që do të thotë se edhe Premierliga do ta mbyllë në të njëjtën kohë me ta, jo si sezonin e kaluar kur e mbylli para ligave të tjera. /Gazeta Express/