Man Utd mund të ndahet me Sanchezin - Gazeta Express
string(35) "man-utd-mund-te-ndahet-me-sanchezin"

Gazeta Express

15/07/2020 16:40

Man Utd mund të ndahet me Sanchezin

Gazeta Express

15/07/2020 16:40

Sulmuesi kilian nuk ka pranuar ulje të pagës dhe “Djajtë e Kuq” mund ta shesin atë këtë verë

Alexis Sanchez mund të ndahet me Manchester Unitedin gjatë kësaj vere.

Lexo Edhe:

Sulmuesi kilian ka refuzuar t’i ulet paga, prandaj edhe pritet të largohet nga “Old Traffordi” në javët në vazhdim.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Sanchez aktualisht është i huazuar në Inter dhe e ardhmja e tij ka mbetur pezull.

Ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës e Arsenalit i ka edhe dy vjet kontratë me Unitedin.

Në këtë periudhë ai pritet t’i marrë 28 milionë euro.

Interi nuk ka vendosur ende nëse do ta mbajë apo jo lojtarin. /Gazeta Express/