Ministri Selimi e përkrah themelimin e institutit të ri për krimet e luftës - Gazeta Express
string(75) "ministri-selimi-e-perkrah-themelimin-e-institutit-te-ri-per-krimet-e-luftes"

Ministri Selimi e përkrah themelimin e institutit të ri për krimet e luftës

Gazeta Express

14/07/2020 20:56

Përderisa presidenti Hashim Thaçi dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK’së po ftohen nga Specialja, drejtësia për krimet serbe në Kosovë vazhdon të mbetet sfidë. Por që kjo të lehtësohet sado pak, në Kosovë pritet që të themelohet Instituti i ri për hulumtimin e krimeve të luftës. Kjo nismë ishte ndërmarrë nga ish-ministrja Albulena Haxhiu por të cilën zotohet se do ta shtyjë përpara edhe ministri aktual, Selim Selimi.

Ministri thotë se do të propozojë edhe disa anëtarë në grupin punues profesorë e ekspertë e mirëpresin rifunksionalizimin e Institutit që ishte shuar më 2018.

Lexo Edhe:

Dy vjet pas shuarjes, në Kosovë pritet të krijohet një institut i ri për hulumtimin e krimeve  të luftës.

Një alaizë për krijimin e këtij instituti synohej ta jepte një grup punues që ishte krijuar nga ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ky ekip kishte pasur një takim edhe në muajin maj, disa ditë para rrëzimit të qeverië Kurti.

Pavarësisht ndryshimeve në qeveri, puna e ekipit për themelimin e institutit për krime lufte do të vazhdojë. Këtë e ka kërkuar Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i cili krijimin e një instituti të tillë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm.

Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar 12 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, saktësisht në vitin 2011.

Ky institut kishte punuar deri në vitin 2018 kur me vendim të qeverisë Haradinaj ishte shuar për tu krijuar një departament për drejtësi transitore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.