Policia italiane e ka kapur duke vozitur në gjendje të dehur mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovicin, të cilët ia ka marrë patentën e shoferit si pasojë.
Mediat italiane raportojnë se policia e kishte ndjekur nga pas makinën e Brozovicit Rolls Toyce Cullinan në orët e hershme të mëngjesit të shtunën, pasi ai kishte kaluar në semaforin e kuq në Milano, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori kroat është ndalur nga policia dhe është urdhëruar ta bëjë testin e nivelit të alkoolit në trup përmes frymëmarrjes.
Niveli i alkoolit në trupin e tij ishte mbi limitin e lejuar.
27-vjeçari është gjobitur se ka vozitur me tabela gjermane dhe i është marrë patenta e shoferit.
Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do ta fitojë atë për ndeshjen e Interit kundër Torinos të hënën në mbrëmje. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...