Deputeti i AAK i infektuar me koronavirus prezent ne seancën e Kuvendit - Gazeta Express
string(71) "deputeti-i-aak-i-infektuar-me-koronavirus-prezent-ne-seancen-e-kuvendit"

Deputeti i AAK i infektuar me koronavirus prezent ne seancën e Kuvendit

Gazeta Express

12/07/2020 9:33

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj dha lajmin se është i infektuar me koronavirus.

Ndërkohë ai ka bërë me dije se ka qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit, shkruajnë mediat kosovare.

Lexo Edhe:

Po ashtu ai thekson se është treguar i kujdesshëm duke respektuar protokollin e sigurisë ndërsa shton se është i sigurt se nuk ka infektuar asnjë persona tjetër.

Selmanaj prej pesë ditësh ishte i infektuar me koronavirus, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.