Vrasje në tentativë në Prishtinë, persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri drejt një shtëpie - Gazeta Express
string(93) "vrasje-ne-tentative-ne-prishtine-persona-te-panjohur-gjuajne-me-arme-zjarri-drejt-nje-shtepie"

Vrasje në tentativë në Prishtinë, persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri drejt një shtëpie

Gazeta Express

10/07/2020 10:49

Një burrë nga kryeqyteti ka raportuar në Polici se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, me c’rast i kanë dëmtuar xhamat e veturës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja.

Lexo Edhe:

“Rr. Ibrahim Pacolli, Prishtinë, 09.07.2020-13:15. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë se tij me ç ‘rast i kanë dëmtuar xhamat e veturës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja”, thuhet në raport./Gazeta Express