Studimi: maskat nga materialet nuk janë efikase në mbrojtjen nga koronavirusi - Gazeta Express
string(76) "studimi-maskat-nga-materialet-nuk-jane-efikase-ne-mbrojtjen-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

09/07/2020 10:53

Studimi: maskat nga materialet nuk janë efikase në mbrojtjen nga koronavirusi

Gazeta Express

09/07/2020 10:53

Sipas një studimi të publikuar të mërkurën, thuhet se maskat e krijuara nga materialet e rrobave nuk kryejnë të njëjtin funksion sikurse ato mjekësore dhe nuk rekomandohen sidomos për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Hulumtuesit nga Universiteti New South Wales në Sidnei të Australisë, thanë se rezultatet e tyre treguan se variantet e maskave të krijuara nga rrobat kanë rezultuar si jo funksionale.

Lexo Edhe:

“Në vitin 2015, ne kemi kryer një hulumtim për të kontrolluar dhe krahasuar efikasitetin e maskave të krijuara nga materialet e rrobave dhe maskave mjekësore”, tha Abrar Chughtai, epidemiolog dhe pjesëmarrës i këtij hulumtimi.  Në këtë studim ata kishin kontrolluar punëtorët e spitaleve gjatë një shpërthimi të një virusi në Vietnam.

“Shkalla e infeksionit ishte vazhdimisht më e lartë në mesin e atyre, që mbanin maska të prodhuara me material në krahasim me grupin që mbanin maska mjekësore. Ky konstatim sugjeron që rreziku për infeksion ishte më i lartë për ata që mbanin maska të rrobave”, shtuan ata.

Ekipi gjithashtu analizoi 19 studime të tjera për maska dhe erdhi në të njëjtin përfundim, se materiali nga i cili përbëhet maska është shumë i rëndësishëm në efikasitetin e mbrojtjes nga infeksione të ndryshme.

Sipas tyre, efektiviteti i filtrimit të maskave të prodhuara nga materiale të rrobave varet nga shumë faktorë, të tillë si numri i shtresave, lloji i materialit apo rezistenca e materialit ndaj ujit. Dëshmitë  tanimë sugjerojnë, që maska me shumë shtresa dhe rezistente ndaj ujit, mund të jetë më mbrojtëse në krahasim me të tjerat.

Sipas ekipit është e rëndësishme, që sidomos stafi mjekësor dhe të gjithë punonjësit që kanë kontakt me pacientë të sëmurë me COVID-19  të mbajnë maska mjekësore dhe jo maska të krijuara nga materialet. /CNN/ Gazeta Express