Shefi i zjarrfikëses së Tiranës: Po të kishim ndërhyrë më herët, Zhaneta mund të kishte shpëtuar - Gazeta Express
string(94) "shefi-i-zjarrfikeses-se-tiranes-po-te-kishim-nderhyre-me-heret-zhaneta-mund-te-kishte-shpetuar"

Shefi i zjarrfikëses së Tiranës: Po të kishim ndërhyrë më herët, Zhaneta mund të kishte shpëtuar

Gazeta Express

07/07/2020 13:55

Shefi i zjarrfikëses Tiranë, Luan Shehu, ka treguar momentin e parë kur ka marrë njoftimin për ngjarjen tronditëse në Kombinat dhe kur kanë hyrë për herë të parë në shtëpi.

Shehu u shpreh se morën njoftimin nga qendra se në një shtëpi nuk kishin parë prej disa ditësh njerëz që hynin apo dilnin nga aty.

Lexo Edhe:

“Na thanë gjithashtu se nga shtëpia po vinte edhe erë e rëndë”, tregoi ai.

“Është një aksion rutinë që e bëjmë në raste zjarri, por kësaj radhe ishte për njerëz që nuk i kishin parë prej disa ditësh. Hapëm derën e jashtme dhe menjëherë nisëm të kërkonim për qeniet njerëzore, pasi detyra jonë është fillimisht kërkim-shpëtimi. Në fillim pamë nënën e cila nuk jepte shenja jete dhe më pas vajzën, Blerta, që lëshoi dy pika loti, nuk e di pse”, tha Shehu në “Shqipëria Live”.

“Si shërbimi i rendit, qarkullimit, zjarrfikësit dhe urgjenca ishin në vendin e ngjarjes. Menjëherë larguam vajzën që jetonte dhe me të u morën mjekët.

Po të kishim ikur 2-3 ditë përpara në atë shtëpi, ndoshta Zhaneta do të ishte gjallë. Në punën tonë edhe sekondat janë të vlefshme”, rrëfeu shefi i zjarrfikëses Tiranë.