Bologna po e mposhte 2-1 Interin në San Siro.
Musa Juwara realizoi për mysafirët një gol të bukur në minutën e 72’, disa minuta pasi Lautaro Martinez gaboi nga pika e bardhë.
Pas golit të mysafirëve, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi Bastoni mori të dytin të verdhë për t’u përjashtuar, derisa Bologna po luan me një lojtar më pak që nga minuta e 57’, Roberto Soriano është ndëshkuar me të kuq, raporton Gazeta Express.
Këtë e shfrytëzoi Bologna që ka shënuar edhe golin e epërsisë sërish me Musa Barrow, për 1-2 në minutën e 81’.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...