Iker Muniain haptazi ka thënë se Real Madridin janë duke e favorizuar në La Liga.
Tjetër fitore minimale e Realit, tjetër ndeshje e fituar me penallti dhe polemika, Los Blancos po vazhdojnë drejt titullit të 34 në histori.
Pas ndeshjes, që gjithashtu përfundoi me polemika, futbollisti i Athletic Bilbaos, Iker Muniain, ka lëshuar akuza në drejtim të të gjithëve.
“Tani jemi duke e parë në xhirot e fundit në favor të cilit ekip janë duke marrë vendime. Secili prej jush merreni si te doni”, u shpreh i zemëruar Iker Muniain.
Sipas tij nuk ishte penallti ajo e Marcelos, derisa është i irrituar se si VAR nuk e shikoi shkeljen që iu bë Garcias, sipas të cilit mund të kishte qenë penallti. /Gazeta Express/