Gjermania shënon vetëm dy viktima të Covid-19 për 24 orë - Gazeta Express
string(58) "gjermania-shenonn-vetemm-dy-viktima-te-covid-19-per-24-ore"

Gazeta Express

05/07/2020 8:11

Gjermania shënon vetëm dy viktima të Covid-19 për 24 orë

Gazeta Express

05/07/2020 8:11

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,086, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 249 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 201,823.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.