Mesditën e sotme dy banesa janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Juban, të Shkodrës.
Mësohet se banesat i përkasin dy vëllezërve dhe fatmirësisht në momentin e zjarrit, anëtarët e familjeve kanë arritur të dalin jashtë tyre.
Dëmet materiale janë të mëdha ndërsa për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë.
Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...