Nënë e bijë i dhanë fund jetës në Tiranë, ndiqnin një sekt fetar dhe besonin tek ringjallja - Gazeta Express
string(90) "nene-e-bije-i-dhane-fund-jetes-ne-tirane-ndiqnin-nje-sekt-fetar-dhe-besonin-tek-ringjallja"

Nënë e bijë i dhanë fund jetës në Tiranë, ndiqnin një sekt fetar dhe besonin tek ringjallja

Gazeta Express

02/07/2020 20:58

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që kanë ndodhur pasditen e sotmen ë zonën e Kombinatit në Tiranë ku nënë e bijë u gjetën pajetë në banesë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ato ndiqnin sektin e Dëshmitarëve të Jehovait.

Lexo Edhe:

Sipas abc dyshohet se vajza mund të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa nëna e cila priste ringjalljen e vajzës u vetëflijua ditën e sotme.

Nga ana tjetër vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spital.

Nënë e bijë Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi është në gjendje të rëndë në spital.

Raportohet se ato pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë, ndaj dhe kanë marrë aktin e vetëflijimit.

Ato ishin me origjinë nga Përmeti, por jetonin në Tiranë.

Kohë më parë edhe kryefamiljari kishtë ndërruar jetë.