Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Atalantës dhe Napolit.
Nga minuta e parë në këtë super ndeshje futbolli, me dy skuadra simpatike – nuk starton për Napolin Elseid Hysaj, kurse po për Atalantën Berat Gjimshiti.
Gjimshiti është i pazëvendësueshëm te Atalanta, derisa Hysaj po mundohet t’i tregojë Gennaro Gattusos se meriton një vend në krahun e djathtë të mbrojtjes, por ende nuk e ka bindur.
Atalanta:
Gollini, Toloi, Caldara, Djimsiti, Castagne, De Roon, Freuler, Gosens, Pasalic, Papu Gomez, Zapata
Napoli:
? StartingXI: Ospina, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui, Fabian, Demme, Zielinski, Politano, Mertens, Insigne.
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) July 2, 2020
⚽ #AtalantaNapoli
? @SerieA
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/A9gkXhvzyb
Skuadrat janë me objektiva të ndryshme – Atalanta që të ruajë pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, derisa Napoli pozitën e gjashtë, që dërgon në Europa League.
Ndeshja nis nga ora 19:00. /Gazeta Express/