Vazhdimi i filmit të dashur The Devil Wears Prada 2 rikthen në ekran botën e modës dhe mediave pas dy dekadash, duke sjellë një histori që ruan sharmin e origjinalit, por pa shumë risi.
Kanë kaluar 20 vite dhe industria e modës ka ndryshuar, por personazhet ikonike mbeten pothuajse të njëjtë.
Anne Hathaway rikthehet si Andy Sachs, ndërsa Meryl Streep vazhdon të shkëlqejë si Miranda Priestly, e paprekur nga koha. Po ashtu, edhe Stanley Tucci mbetet besnik në rolin e Nigel, krahu i djathtë i Mirandës.
Filmi ofron momente argëtuese dhe një dozë nostalgjie, por dobësohet nga një linjë romantike e vakët dhe pa kimi, e cila nuk arrin të bindë. Megjithatë, prania e aktorëve si Emily Blunt, tashmë në një rol më të fuqishëm si drejtuese e Dior, sjell energji dhe elegancë në ekran.


Historia ndjek rikthimin e Andy-t në revistën “Runway”, këtë herë në një realitet krejt ndryshe: buxhete të reduktuara, presion për klikime dhe një industri që përpiqet të përshtatet me epokën digjitale. Edhe vetë Miranda detyrohet të përshtatet me rregulla të reja dhe sensibilitete moderne.
Filmi riciklon shumë elemente nga origjinali – nga udhëtimet në qendrat e modës deri te intrigat e brendshme – duke i ofruar fansave një ndjesi familjare, por pa surpriza të mëdha.
Në fund, ky vazhdim është një argëtim i lehtë dhe i këndshëm, që “vishet” bukur në ekran, por nuk arrin të jetë po aq revolucionar sa filmi i parë. /GazetaExpress/