QKUK-ja nis të mbingarkohet me pacientë të infektuar me COVID-19, në oksigjenoterapi po trajtohen 66 raste - Gazeta Express
string(104) "qkuk-nise-te-mbingarkohet-me-paciente-te-infektuar-me-covid-19-ne-oksigjenoterapi-po-trajtohen-66-rastel"

Gazeta Express

30/06/2020 9:25

QKUK-ja nis të mbingarkohet me pacientë të infektuar me COVID-19, në oksigjenoterapi po trajtohen 66 raste

Gazeta Express

30/06/2020 9:25

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot janë të shtrirë 111 raste me COVID-19.

66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Lexo Edhe:

“Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë në CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COVID-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.