96 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 29 të shëruar - Gazeta Express
string(52) "96-raste-te-reja-me-covid-19-ne-kosove-29-te-sheruar"

96 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 29 të shëruar

Gazeta Express

21/06/2020 18:42

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 29 persona janë shëruar nga virusi.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.

Lexo Edhe:

‘’Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Numri total i të prekurve tani në Kosovë është 2169, ndërsa deri më tani 1047 persona janë shëruar dhe 36 persona kanë ndërruar jetë. /Express/