8 raste të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor - Gazeta Express
string(48) "8-raste-te-infektuar-me-ethet-e-nilit-perendimor"

Maqedoni

Gazeta Express

30/07/2026 12:51

8 raste të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor

Maqedoni

Gazeta Express

30/07/2026 12:51

Tetë raste janë regjistruar deri më tani në Maqedoni dhe shumica e të infektuarve nuk kanë asnjë simptomë. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se korriku dhe gushti janë muajt më të rrezikshëm për përhapjen e virusit. 

Ethet e Nilit Perëndimor janë përsëri në fokus të autoriteteve shëndetësore në Evropë. Drejtori Rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans-Henry P. Kluge u bëri thirrje qytetarëve në zonat e prekura të marrin masa mbrojtëse të thjeshta, por efektive.

“Hapa të thjeshtë si mbulimi i trupit me rroba, përdorimi i ilaçit kundër mushkonjave dhe largimi i ujit të ndenjur rreth shtëpisë mund ta zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e infeksionit.”, tha Kluge.

Në raste të rralla – rreth një në 150 persona të infektuar – virusi mund të shkaktojë sëmundje të rënda neuroinvazive, siç janë meningjiti ose encefaliti, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën. OBSh-ja rekomandon që kushdo që zhvillon temperaturë të lartë, skuqje ose qafë të ngurtë pas një pickimi mushkonje duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement