Pakistani po “bën maksimumin” për t’i rikthyer negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, tha të enjten një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Islamabadit, ndërsa përsëriti rëndësinë e dialogut për përfundimin e konfliktit, shkruan CNN.
Pakistani ka luajtur rol kyç ndërmjetësues mes Washingtonit dhe Teheranit që nga fillimi i armiqësive të fundit, duke pritur negocitatat e paqes në Islamabad dhe duke ndihmuar në ndërmjetësimin e një armëpushimi të përkohshëm.
“Mes tensioneve dhe armiqësive aktuale, Pakistani përsërit se dialogu dhe diplomacia mbeten e vetmja rrugë e mundshme përpara”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Tahir Andrabi gjatë një konference javore të enjten.
Ai shtoi se Pakistani po “bën maksimumin” për t’i rikthyer SHBA-në dhe Iranin në tavolinën e negociatave dhe se i mirëpret “të gjitha përpjekjet që synojnë ruajtjen e ndërprerjes së armiqësive dhe rifillimin e dialogut”.