75 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë - Gazeta Express
string(39) "75-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-kosove"

75 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Gazeta Express

05/07/2020 23:41

Nëntë persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend.

Lexo Edhe:

“Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Po sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të dielën, në Kosovë janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirus.

Numri i të shëruarve është 1.902 derisa aktive janë 1.531 raste.