“ 48 orë të vështira për Serbinë”, Vuçiq takoi QUINT-in dhe Dodikun pas njoftimit apokaliptik - Gazeta Express
string(89) "48-ore-te-veshtira-per-serbine-vuciq-takoi-quint-in-dhe-dodikun-pas-njoftimit-apokaliptik"

 “ 48 orë të vështira për Serbinë”, Vuçiq takoi QUINT-in dhe Dodikun pas njoftimit apokaliptik

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 16:30

Pas paralajmërimit “apokaliptik” të së martës, se Serbinë dhe Republika Srpskan e presin “ditë të zeza”, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot herët gjatë ditës është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Serbi, shkruan Gazeta Express.

Në faqen e tij në “instagram”, është njoftuar vetëm për zhvillimin e takimit dhe s’është dhënë ndonjë detaj për përmbajtjen e bisedës.

Lexo Edhe:

“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorët e vendeve të Kuintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

View this post on Instagram

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Pas këtij takimi, Vuçiq ka postuar një fotografi me kreun e Republika Srpskas, Millorad Dodik, në profilin e tij edhe në “instagram”.

Në përshkrim, Vuçiq ka përmendur përgatitjet për festimin e pashkëve dhe ka paralajmëruar se bashkë më Dodik do të marrin vendime të rëndësishme për popullin serb.

“Përgatitjet për Kuvendin e madh të Pashkëve po shkojnë mirë dhe jam i bindur se deri atëherë do të përgatisim një numër të madh vendimesh të rëndësishme dhe të dobishme për popullin tonë”, ka shkruar Vuçiq.

Të martën, Vuçiq ka thënë se  nuk është e lehtë të thuhet se cfarë lajme ka marrë Serbia në 48 orët e shkuara dhe se , s’do të jetë e lehtë për Serbinë as në ditët e ardhshme, pa treguar çka.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiq në profilin në Instagram.

“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani. Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka deklaruar Vuçiq./Express/