4-vjeçari nga Melburni ndërron jetë pasi operacioni që do ta shpëtonte u anulua si pasojë e pandemisë - Gazeta Express
string(101) "4-vjecari-nga-melburni-nderron-jete-pasi-operacioni-qe-do-ta-shpetonte-u-anulua-si-pasoje-e-pandemise"

4-vjeçari nga Melburni ndërron jetë pasi operacioni që do ta shpëtonte u anulua si pasojë e pandemisë

Gazeta Express

07/08/2020 16:08

Një djalë 4-vjeçar me një lloj të rrallë të sëmundjes së Parkinsonit, I cili kishte nevojë për një operacion që do t’ia shpëtonte jetën, ka ndërruar jetë pasi operacioni I tij u vonua si pasojë  e pandemisë së koroanvirusit, raporton Dailymail.

4- vjeçari kishte për të udhëtuar me nënën e tij nga Melburn në Poloni për t’iu nënshtruar operacionit, por nuk arriti dot për shkak të kufizimeve globale të udhëtimit.

Lexo Edhe:

Nëna e tij I dha lamtumirën djalin në spital, ku ai kishte pësuar një atak kardiak dhe si pasojë kishte humbur jetën. Ajo kishte arritur të mblidhte fonde të bollshme pë ta dërguar djalin e saj në Poloni, në mënyrë që t’I nënshtrohej ndërhyrjes në maj të këtij vitit.

“Nëse pandemia nuk do të ndodhte, Jahleel do të ishte akoma këtu” u shpreh ajo.

Tanimë është ngritur shqetësimi kudo në vend, që për shkak  te situatës së pandemisë, shumë operacione dhe diagnostikime janë duke u vonuar dhe si pasojë njerëzit po humbin jetën./Gazeta Express