4 viktima në aksidentin në Ferizaj, më e reja 12 vjeçe - Gazeta Express
string(53) "4-viktima-ne-aksidentin-ne-ferizaj-me-e-reja-12-vjece"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2021 17:07

4 viktima në aksidentin në Ferizaj, më e reja 12 vjeçe

Lajme

Gazeta Express

06/06/2021 17:07

4 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Ferizaj, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Lexo Edhe:

Ajo ka thënë se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, një veture Audi dhe një Golfi 2.

Ndërsa, lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka deklaruar se aksidenti është mjaftë i rëndë dhe ka të vdekur, por për detaje shtesë do të prononcohen sapo t’i marrin informacionet nga terreni./Express/