4 Kombëtaret akomodohen në Prishtinë - Gazeta Express
string(36) "4-kombetaret-akomodohen-ne-prishtine"

4 Kombëtaret akomodohen në Prishtinë

Basketboll

Gazeta Express

15/02/2021 19:14

Bordi i FIBA Evropës i ka besuar Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe një ngjarje të rëndësishme, siç është Dritarja e Tretë e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Më 18 dhe 20 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin B, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje. Dy vendet e para kualifikohen tutje.

Lexo Edhe:

Islanda ka tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia nga dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Luksemburgu një fitore dhe tri humbje. Dardanët me dy fitoret në shtëpi do të kualifikoheshin tutje.Basketbollistët e Kosovës që disa ditë janë akomoduar në hotel, kurse nga dita e martë kanë filluar përgatitjet.

Të hënën po ashtu kanë stërvitur edhe Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu.

Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është i mbyllur për klubet dhe garat tjera.

Orari

18 shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia