31 sportistë të rinj kosovarë përfitojnë bursa nga Komiteti Olimpik - Gazeta Express
string(67) "31-sportiste-te-rinj-kosovare-perfitojne-bursa-nga-komiteti-olimpik"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/03/2023 14:34

31 sportistë të rinj kosovarë përfitojnë bursa nga Komiteti Olimpik

Sporte tjera

Gazeta Express

02/03/2023 14:34

Komiteti Olimpik i Kosovës po vazhdon t’i mbështesë sportistët përmes dhënies së bursave të ndryshme.

Këtë herë, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut e ka aprovuar listën e komisionit të sportit, për ta çuar në 31 nga 25 sosh, numrin e bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të përfitojnë bursa mujore direkt nga të hyrat e KOK-ut gjatë vitit 2023.

Lexo Edhe:

Bursistët iu takojnë 17 sporteve të ndryshme olimpike, ndërsa mbështetja për ta është në vlerë prej 150 eurosh në muaj.

Në muajin dhjetor 2022, komisioni i sportit e kishte bërë një tjetër përzgjedhje, prej 10 bursistëve, të cilët do të mbështeten direkt nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Më poshtë mund ta shihni listën e sportistëve që u përzgjodhën si “Shpresa Olimpike 2023”. /Gazeta Express/