28-vjeçari që po vuante dënimin me burg në Maqedoninë e Veriut arratiset në Kosovë, arrestohet nga Policia - Gazeta Express
string(105) "28-vjecari-qe-po-vuante-denimin-me-burg-ne-maqedonine-e-veriut-arratiset-ne-kosove-arrestohet-nga-policia"

28-vjeçari që po vuante dënimin me burg në Maqedoninë e Veriut arratiset në Kosovë, arrestohet nga Policia

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 22:42

Një shtetas maqedonas është arrestuar sot në Fushë Kosovë nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi për media të PK’së thuhet se 28-vjeçari, T.B ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar”, thuhet në komunikatën e PK’së.