11 vite nga “21 Janari”, Rama dhe familjarët homazhe në nder të 4 viktimave - Gazeta Express
string(72) "11-vite-nga-21-janari-rama-dhe-familjaret-homazhe-ne-nder-te-4-viktimave"

11 vite nga “21 Janari”, Rama dhe familjarët homazhe në nder të 4 viktimave

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2022 10:48

Sot shënohen 11 vite ga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues gjatë protestave para kryeministrisë.

Në nder të 4 viktimave Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, familjarët e tyre bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministra dhe deputetë zhvilluan homazhe ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ .

Lexo Edhe:

Teksa bie shi, si çdo vit, kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga familjarët e të afërmit e viktimave, por dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, kanë vendosur lule në bulevard në vendet ku u vra secili prej 4 protestuesve.

Pas homazheve të kryera, Kryeministri Rama dhe familjarët e viktimave vijuan takimin pa praninë e mediave në vilën 31 që ndodhet në zonën e ish-bllokut

Plot 11 vite kanë kaluar, ndërsa ende kjo ngjarje nuk është zbardhur e plotë. Katër viktimat, janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’ por drejtësia për këtë ngjarje të rëndë nuk është vënë në vend. Familjarët e viktimave, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse drejtësi.