​Krimet e luftës në Kosovë nëpërmjet fotografive - Gazeta Express
string(56) "%e2%80%8bkrimet-e-luftes-ne-kosove-nepermjet-fotografive"

​Krimet e luftës në Kosovë nëpërmjet fotografive

Gazeta Express

10/12/2019 7:29

Enver Hoxha i cili gjatë luftës ka shërbyer si mjek në Zonën Operative të Llapit, sot do hap ekspozitën me dëshmi për krimet e kryera në Kosovë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.

Ka fotografi të cilat pasqyrojnë qartë tmerrin që përjetuan shqiptarët në vitet ‘98-‘99.

Lexo Edhe:

Ai mjekoi ushtarë e civilë. E një pjesë të këtyre materialeve ai do t’i paraqesë nëpërmjet një ekspozite të quajtur “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, të ndërtojmë të ardhmen”.

Enver Hoxha këto materiale i ruan që 20 vjet, ku janë shkrepur pamje që nga zhvendosja dhe dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, djegia, e deri te masakrimi i popullatës.

Enver Hoxha, i cili edhe tani punon si mjek, sot në orën 16:00, do të hap dyert e Muzeut Historik, për të shfaqur materialet e tij, si dokumente të krimeve që u bën në Kosovë gjatë periudhës ‘98-‘99.

Ekspozita do të zgjasë pesë ditë dhe do të jetë e hapur për të gjithë.