Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke mbajtur një takim me dyer të mbyllura me Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Një takim i tillë po mbahet larg syrit të kamerës së mediave, raporton EWB, transmeton Gazeta Express.
Në këtë takim thuhet se Lajçak është duke shkëmbyer pikëpamjet me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), derisa diskutimet janë të mbyllura për publikun.
Ky takim i Lajçak vjen pas raportimeve se ai do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në muajin qershor për të përgatitur terrenin për rinisjen e negociatave.
Ndërkohë thuhet se tema e korrigjimit të kufijve nuk është në agjendën e sllovakut./Express/