Kylian Mbappe te Real Madridi pritet që të ndodh më në fund këtë verë.
Ylli francez ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij edicioni, shkruan Gazeta Express.
E destinacioni i tij do të jetë kryeqyteti spanjoll, më saktësisht Reali i Madridit.
Sipas mediumit spanjoll, Diario AS, Mbappe do të luajë në pozitën e qendrërsulmuesit dhe është i lumtur me këtë pozicion te “Los Blancos”.
Kjo do ta lërë Vinicius Juniorin në pozitën e sulmuesit të majtë.
Ky ndryshim synon të lehtësojë integrimin e tij brenda ekipit.